Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ehh mor Ilir, të kisha thënë kujdes nga shokët e grupit”, Murrizi: Mos u mërzit, shpejt do të bashkohen Lali, Olta dhe Luleshtrydhja

Shkruar nga Newsbomb
“Ehh mor Ilir, të kisha thënë kujdes nga shokët e
Myslim Murrizi dhe Ilir Beqaj

Reagime të shumta nga politika, kryesisht nga opozita erdhën sot pas arrestimit të ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Beqaj u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK pasi akuzohet për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane. 

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi plot ironi dhe sarkazëm ku le të kuptohet se ai e kishte paralajmëruar Beqajn të kishte kujdes nga “shokët e skuadrës” socialistët dhe “komandantin e grupit” Edi Rama.  

E ndërsa tregon se si sipas tij ish-ministri “ia hodhi” 2 vite pas një foto të shkrepur në stadium me ish-deputetin, Murrizi ironizon duke thënë se edhe Frides së akademisë së barinjëve i duhet një foto me të, ndryshe nuk e kalon beharin.

Në mbyllje Murizi e ka një ngushëllim për Beqaj, duke i thënë se të gjithë duke nisur nga Erion Veliaj (Lalin), Olta Xhaçka dhe Frida Krifca (Luleshtrydhen) do bashkohen me të në qeli një nga një, derisa të ngelet jashtë vetëm “komandanti” Edi Rama.

Reagimi i plotë:

Ehhh mor Ilir!

Te pata thene qe kujdes nga te tjeret por me more inat kot mua dhe me ndeje larg

Nje foto na bene bashke ne stadium ne Elbasan dhe ja hodhe 2 vjet

Te erdhi ne lokal EKZONA Soreca ,Yri dhe ish ambasadori Anglez dhe ta “ futen”

Po munde i thuaj edhe Frides se akademise se barinjve te bej ndonje foto me mua qe ta shtyj deri ne zgjedhjet e 2025, se ndryshe nuk e kalon beharin

Se per Lalin,Olten, Luleshtrydhen e te tjere nuk kam koh per foto “ miku” im

Sa koh qe do rrini “ urte” e nuk do flisni se kë keni shoke skuadre e komandant grupi, vetem do ti kaloni “ pushimet”

Kushedi se si ndjehet Ndriçim Hajdarmataj sot kur i the suksese ne jete kur e hoqe si drejtor te fondit te kujdesit shendetesor Tropoj ne tetor 2016???

Mos u merzit Ilir se aty ke shoke plot dhe avash avash do te vijne plot te tjere derisa te ngelet jasht vetem “ komandanti”

SUKSESE NE JETE

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese