
Liderët botërorë kanë uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit ndërsa nuk ka munguar edhe një urim nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Menjëherë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, i ka kthyer përgjigje Zelenskyt duke i thënë se është nder që të numërohet mes miqve të tij.
“Është nder të numërohesh mes miqve të tu dhe akoma më shumë të qëndrosh me Ukrainën në këto kohë përcaktuese.
Mezi pres t’ju mirëpres këtë javë në Tiranë, e cila është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë.”-shkruan Rama.
Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate dhe "Nisma Shqipëria Bëhet" 1 mandat.
Fitorja e Partisë Socialiste është e thellë ndërsa Partia Demokratike ka dalë me një rezultat zhgënjyes krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. PD ka 13 mandate më pak se katër vite më parë kur kishin 63 mandate (59 PD dhe 3 LSI).