
Kryeministri britanik Keir Starmer si dhe homologu i Kroacisë, Andrej Plenkovic kanë uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërr.
Kryeministri britanik Keir Starmer e ka cilësuar historike, ndërsa Plenkovic krah urimit shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë të premten
“Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në zgjedhje.
Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”,- uron kryeministri britanik.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të @NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten" - shkruan Plenkovic.