Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

DREJTPËRDREJT/ Policia bëhet gardh te Bashkia e Tiranës, militantët qëllojnë me molotov

Shkruar nga Newsbomb
DREJTPËRDREJT/ Policia bëhet gardh te Bashkia e Tiranës,
Pamje nga molotovet e hedhur drejt institucioneve

Militantët e Partisë Demokratike sapo kanë mbërritur përpara Bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ndodhi përpara Kryeministrisë, selisë së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Brendshme, edhe përpara bashkisë janë hedhur molotov e fishekzjarre.

Të shumta janë forcat policore që janë bërë gardh përpara institucionit të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të mos lejuar protestuesit të afrohen në hyrje të bashkisë.

Incidentet dhe përplasjet me efektivët nuk kanë munguar as në këtë destinacion të vendosur nga lidershipi i PD. Një grup me maska i quajtur prej disa personash vepron krye të kësaj proteste dhe hedhin molotov e flakadanë drejt institucioneve.

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjerkmarkaj janë në ballë të marshimit dhe po u prijnë demokratëve drejt institucioneve.

Për herë të parë, edhe lideri demokrat Sali Berisha nuk do t'ju flasë militantëve. Ai ndodhet në "arrest në shtëpi" dhe nuk mund të jetë fizikisht në ballë të protestës, por ndryshe nga herët e kaluara, sonte nuk ka një podium dhe ai nuk do të jetë në bulevard as me videokonferencë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese