Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj kandidatit për president, Donald Trump.
Meta me anë të një postimi në rrjete sociale i uron Trump shërim të shpejtë dhe rikthim më të fortë në betejën e tij.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.
U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.
Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan”, shkruan Meta.
