Hapësire reklamuese

Politikë

Demokratët në rrethrrotullimin e Shkozetit nisin mosbindjen civile, fillojnë t’i vënë flakën gomave

Shkruar nga Newsbomb
Demokratët në rrethrrotullimin e Shkozetit nisin mosbindjen civile,
Protestuesit i vene zjarrin gomave

Tensionohet situata në rrethrrotullimin e Shkozetit. Protestuesit e pozicionuar në këtë nyjë kanë nisur mosbindjen civile duke djegur gomat në mes të rrugës.

Siç shihet dhe në pamje protestuesit kanë vendosur t’i vënë flakën disa gomave. Ndërkohë në këtë zonë ndodhen deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj.

Demokratët në rrethrrotullimin e Shkozetit nisin mosbindjen civile,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më e qetë situata është në Rrogozhinë ku deputeti Dash Sula është shprehur se mjeteve të urgjencës dhe emergjencës u është hapur rruga në çdo rast, pavarësisht protestës. Kurse në Tiranë, Policia po bën vazhdimisht thirrje me megafon që të lirohet autostrada.

Opozita ka nisur aktin e dytë të mosbindjes civile, duke bllokuar nyjet kryesore të rrugëve të vendit për atë që e quan një përpjekje që nuk do të ndalet deri në "gjunjëzimin e regjimit të Edi Ramës".

Akset rrugore kombëtare ku po protestohet nga opozita dhe qarkullimi i mjeteve është bllokuar:

• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”

• Rrethrrotullimi Milot

• Rrethrrotullimi Shkozet

• Rrethrrotullimi Bradashesh

• Rrethrrotullimi Rrogozhinë

• Rrethrrotullimi Levan

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese