
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar fotot e dy bashkëpuntorëve të ish-ministrit Ilir Beqaj, në abuzimin e fondeve të Bashkimit Europian.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Berisha ka postuar fotot e Alfred Nikollas dhe Gazment Haxhisë në shoqërinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.
Krah fotos, Berisha shkruan se Nikolla dhe Haxhia janë miq të kryebashkiakut Veliaj.
“Nikollën dhe Haxhinë të arrestuar me Beqajn Veliaj i kishte miq me kokë!”, shkruan Berisha krah fotos.
Kujtojmë se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ra në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm bashkë me bashkëpuntorët e tij besnikë, Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollan, pasi akuzohen për shpërdorim të fondeve të dhëna nga Bashkimi Europian.

Për Beqajn, Nikollan dhe Kurtulajn SPAK ka dhënë masë sigurie “Arrest me Burg”, ndërsa janë lëshuar edhe dy masa të tjera sigurie, “Arrest Shtëpie”.
Bëhet fjalë për Gazmend Haxhian dhe Elton Marinin, për të cilët GJKKO ka vendosur masë më të lehtë sigurie. Sakaq deri më tani nuk është e qartë masa e dhënë për Bledar Lekën dhe Bjona Zijajn.