Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Beqaj një tjetër kokë turku", Meta: Arrestimi i tij nga SPAK me regji të Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb
"Beqaj një tjetër kokë turku", Meta: Arrestimi i tij
Presidenti i PL, Ilir Meta

Ilir Meta, presidenti i PL ka dalë me një konferencë shtypi ku ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj me urdhër të SPAK pasi akuzohet për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Merta deklaroi se korrupsioni në këtë sistem është aq i madh sa u pranua se janë vjedhur edhe fondet e BE. Ai shtoi se Beqaj është një tjetër kokë turku me regji të Edi Ramës.

Korrupsion i tmerrshëm në këtë sistem aq sa u pranua se këtu janë vjedhur edhe fondet e BE, u pranua me shumë vonesë se janë vjedhur fondet e BE për bujqësinë. Të gjithë e kuptojnë çfarë ndodh me taksat dhe koncesionet që vjedh Rama.

Sa i takon arrestimit të Beqajt, sa më shumë ish-ministra apo ministra arreston, as në progresion gjeometrik shkon korrupsioni i Ramës.

Thelbi i sistemit, mbetet i paprekur, thjesht prihen disa koka turku në bazë të regjive të Ramës. Jemi vendi i parë në botë për korrupsion, i dytë për dhënien e rryshfetit.

Rama kërkon të shfryjë pakënaqësinë e qytetarëve duke arrestuar edhe mjekë dhe infermierë në forma spektakolare.“

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese