Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha reagon për skandalin te Onkologjiku: Korrupsion që s’kursen as të sëmurët, Shqipëria meriton më shumë

Shkruar nga Newsbomb
Basha reagon për skandalin te Onkologjiku: Korrupsion që
Lulzim Basha

Deputeti demokrat Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me skandalin e shënuar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku mjekët bënin pazare me pacientët që luftonin me vdekjen.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan Shëndetësia që është edhe sektori jetik, është u zhytur në korrupsion.

Deputeti shkruan se Rama edhe pse ka premtuar shëndetësi falas, qytetarët vijojnë të paguajnë 60% të shpenzimeve të shëndetësisë nga xhepi. Po ai ashtu e quan skemë kriminale e korruptive politikën e barnave me rimbursim.

Postimi i plotë:

Shëndetësinë, sektorin jetik për jetën e shqiptarëve kjo qeveria e ka kthyer në vatër korrupsioni për të mbushur xhepat e saj.

Rasti rrëqethës i Onkologjikut, ku bëhet pazar me jetën e pacientëve, është dëshmia më e fundit e degradimit të një sistemi korruptiv.

I’u premtua shëndetësia falas, por sot shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve të shëndetësisë nga xhepi, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë ndërtuar piramidën e korrupsionin që nuk kursen asgjë, as të sëmurët madje edhe ata që luftojnë me vdekjen.

Politika e barnave është një tjetër skemë kriminale korruptive në kurriz të shqiptarëve, duke lejuar futjen në treg të ilaçeve me origjinë jo të sigurtë me cilësi të ulët dhe pa efekt, si dhe duke mos përfshirë në listën e rimbursimit barna për sëmundjet e rënda, por vitamina.

Milionat e eurove që vidhen në tendera e koncesione korruptive do të mjaftonin për t’u ofruar qytetarëve shërbim shëndetësor kudo dhe pensionistëve për t’ua plotësuar nevojat me barna të rimbursueshme.

Problemet e sistemit shëndetësor dhe ndalja e abuzimit kërkojnë zgjidhje urgjente, të cilat nuk mund të vijnë nga ai që ka 11 vite që mashtron dhe propagandon sukseset imagjinare të një sistemi në kolaps.

Shqipëria meriton më shumë se gjendja në të cilën e ka futur korrupsioni i Edi Ramës, qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, e që nuk i trajton si kavie për klientelën e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese