Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Po na prish imazhin”, i morën aparatin fotoreporterit, reagon Policia: Do verifikohet nëse ka shkelje nga efektivët, do merren masa disiplinore

Shkruar nga Newsbomb
“Po na prish imazhin”, i morën aparatin fotoreporterit, reagon

Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme, ku efektivët e policisë gjatë përplasjes së tifozëve të holandës me efektivët i kanë marrë aparatin fotoreporterit Gent Shkullaku.

Mësohet se i kanë marrë aparatin Shkullakut dhe i kanë kërkuar që të fshijë fotografitë me justifikimin se “i prish imazhin”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila njofton se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka urdhëruar verifikimin e rrethanave të këtij incidenti.

Një grup i posaçëm nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike po kryen të gjitha veprimet dhe nëse do të rezultojë se ka patur tejkalim apo shkelje të procedurave standarde të punës nga punonjës policie, do të merren masat disiplinore përkatëse.

Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar, me fotoreporterin Genti Shkullaku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka urdhëruar verifikimin e rrethanave të këtij incidenti.

Një grup i posaçëm nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike po kryen të gjitha veprimet dhe nëse do të rezultojë se ka patur tejkalim apo shkelje të procedurave standarde të punës nga punonjës policie, do të merren masat disiplinore përkatëse.

Gjatë takimit të zhvilluar mesditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dhënë porosi të veçantë drejtuesve të strukturave policore të angazhuara me shërbim në Tiranë, për mbarëvajtjen e aktivitetit, që gazetarëve dhe reporterëve, vendas e të huaj, t’u krijohen të gjitha lehtësirat, me qëllim që ata të përmbushin misionin e tyre.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të medias në veçanti, si dhe shpreh angazhimin për të përmbushur më së miri detyrimin për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në një event madhështor siç është finalja e sotme europiane e Conference League.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu