Hapësire reklamuese

Aktualitet

Organizatat e Shoqërisë Civile letër Ramës: Kërkojmë mbështetje financiare, kanë ngelur jashtë paketës ekonomike grupet sociale më në nevojë (LETRA E PLOTE)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_315279" align="alignnone" width=""]Foto ilustruese[/caption]

Organizatat e Shoqërisë Civile të Listuara i kanë dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku i kërkojnë mbështetje financiare, pasi nuk mund të financohen më nga bizneset, sepse këto të fundit kanë pezulluar aktivitetin e tyre.

Ato shprehen se po vazhdojnë të paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe qiradhënësve, por nuk kanë më mundësi të vazhdojnë, pasi nuk kanë asnjë të ardhur financiare.

Në letrën drejtuar kryeministrit, OSHC shprehet se kanë ngelur jashtë Planit Financiar të Mbështetjes organizatat që ofrojnë shërbime ndaj grupeve më në nevojë në Shqipëri, ndërsa propozojnë që të trajtohen me pagën mujore të punonjësve të tyre dhe me grante për shpenzimet fikse, si dhe lehtësira për këto institucione.

Letra e plotë:

Drejtuar:
SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,
Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Kryetare e KKSHC –
Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile.

Për dijeni të:

SH.T.Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,
Z. Arben Ahmetaj, Ministri Përgjegjës për të Kontrolluar dhe Menaxhuar Situatën Ekonomike
gjatë Periudhës së COVID-19 në Vendin tonë.
Zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë,
Z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike
Zj. Monika Kryemadhi, Kryetare e Partisë “Levizja Socialiste për Integrim”
Z. Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri
Zj. Yuri Kim, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri
Z. Duncan Norman, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri
Z. Adrian Maître, Ambasador i Republikës Federale të Zvicrës në Shqipëri
Zj. Elsa Håstad, Ambasadore e Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri
Zj. Guusje Korthals Altes, Ambasadore e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri
Z. Blendi Dibra, Nënkryetar i KKSHC - Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile

Nga: Organizatat e Shoqërisë Civile të Listuara në Fund të Kësaj Letre
Lënda:
Kërkesë për Mbështetje Financiare nga Qeveria Shqiptare për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri, për përballimin e situatës të krijuar nga COVID -19.

Të nderuar,
Në emër të Organizatave të Shoqërise Civile (OSHC), të listuara në fund të kësaj letre, iu shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë në përballjen e krizës të krijuar nga pandemia COVID - 19, fatkeqësi e madhe kjo për vendin tonë dhe për faktin se po ndodh shumë afër tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit. Ne jemi të vetëdijshëm për kostot e rënda që kanë sjellë këto dy fatkeqësi dhe jemi shpresëplotë që do ta kalojmë dhe këtë situatë kritike.
Bazuar në eksperiencën e vendeve/qeverive të tjera, të cilat i kanë përfshirë organizatat jo-qeveritare në mbështetjen e tyre financiare, si dhe bazuar në faktin që në “Planin Financiar të Mbështetjes për COVID-19” që qeveria prezantoi më 19 Mars 2020 nuk u përfshinë OSHC-të; duke pasur parasysh faktin se në këtë sektor janë të punësuar rreth 9.546 persona si edhe kontributin pozitiv të OSHC-ve në sfidat sociale të vendit tonë, shpresojmë shumë në marrjen në konsideratë të kërkesës tonë, për të përfshirë në plan dhe OSHC-të.
OSHC-të janë një investim afatgjatë i Qeverisë Shqiptare dhe i Donatorëve dhe kanë personel të profilizar dhe të mirë kualifikuar. Që prej vitit 1992, OSHC-të kanë konceptuar dhe zbatuar me mijëra projekte që kanë lehtësuar sfidat e Qeverive Shqiptare, lidhur sidomos me shtresat sociale më të ekzpozuara ndaj papunësisë, varfërisë, sfidave në arsim, vështirësi të aksesit në shëndetësi dhe ndaj shërbimeve të tjera siç janë ato për personat me akftësi të kufizuara, etj.
OSHC-të kudo në botë konsiderohen një investim i dobishëm në rritje. Për këtë arsye, përfshirja e tyre në planet mbështetëse anti-krizë të Qeverisë Shqiptare, do t’i shërbente një vizioni afatgjatë dhe konsiderohej një shërbim ndaj vendit.
Veç vështirësive të natyrshme, sikurse jeni në dijeni të legjislacionit fiskal të OSHC-ve, ne, për sa i përket detyrimeve tatimore trajtohemi si biznes i madh edhe pse nuk kemi fitim dhe nuk ndajmë divident.
Ne, po aq sa bizneset por ndoshta dhe më shumë se ta, kemi nevojë për mbështetje financiare si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. OSHC-të në Shqipëri nuk mbështeten financiarisht apo në formë të qëndrueshme nga qeveria dhe pushteti lokal. OSHC-të në Shqipëri e ushtrojnë aktivitetin falë projekteve përmes donatorëve.
Disa prej nesh ndihmohen prej sektorit të biznesit, mbështetje e cila ka rëne ndjeshëm apo është anulluar që prej situatës të krijuar nga tërmeti. Si rrjedhojë e situatës COVID-19, OSHC-të e kanë të pamundur të sigurojnë ekzistencën e aktivitetit të tyre në situatën e pandemisë, sepse donatorët i shtyjnë zbatimin e projekteve ose i anullojnë ato, dhe kjo sjell për pasojë pamundësi për realizimin e pagesave për pagat e punonjësve të OSHC-ve dhe kostove të tjera bazë për ushtrimin e veprimtarisë tonë institucionale.
Shumë prej nesh jemi ofrues të shërbimeve ndaj grupeve sociale më në nevojë në Shqipëri, dhe kemi të domosdoshme të vazhdojmë të paguajmë pagat dhe sigurimet e stafit, dhe kosto të tjera si qira, taksa të ndryshme siç janë taksat bashkiake, taksa të pronës (ato OSHC që kanë godina në pronësi të tyre), taksa tabele, etj.
Si drejtues të këtyre organizatave, në një kohë kur dhe nuk dihet për sa ditë, javë apo muaj do të vazhdojë situata e krijuar, jemi të shqetësuar për detyrimet që duhet të shlyejmë ndaj stafit, qiradhënësve dhe shtetit shqiptar.
Rruga më efikase që ne propozojmë, është përfshirja e drejtpërdrejtë e OSHC-ve në projekte konkrete, në zonat konkrete dhe për shtresat sociale për të cilat jemi të profilizuar. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj financiare për sektorin tonë në këtë kohë krize: (i) duke na trajtuar me pagën mujore të punonjësve tanë dhe (ii) me grante për shpenzimet fikse si dhe (iii) lehtësira fiskale për institucionet tona si për të gjithë sektorët e tjerë në Shqipëri!!
Duke ju falenderuar paraprakisht për kujdesin që do të tregoni për sektorin tonë, si një sektor thelbësor në pasjen e një shoqërie të hapur dhe demokratike në Shqipëri, mbetemi në pritje të vendimit tuaj të reflektuar në aktet normative të “Planit Financiar të Mbështetjes për COVID-19”.
Sinqerisht,

1. Emanuela Zaimi – Fondacioni “Down Syndrome Albania”, Qendra e Shërbimeve “PRO PAK” ([email protected], +355674885864 dhe [email protected], +355693443345)
2. Aferdita Seiti – Shoqata “Ndihmoni Jetën“ ([email protected] , 0682084945)
3. Anisa Dizdari – Qendra “Tiss“, Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit PsikoSocial ([email protected] ,0692080488)
4. Zela Koka – MEDPAK, Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara ([email protected] 0693577247)
5. Altin Hazizaj – CRCA/ECPAT Shqipëri ([email protected] , + 355672075330)
6. Suela Koçibellinj – Vizion OJF ([email protected] 0672055072)
7. Lindita Senia – Qendra “Future for you” ([email protected] , 0696689806)
8. Fatma Spahiu – Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta ([email protected], 0675276592)
9. Mimoza Deliu – Shoqata Alternative ([email protected] , 0697695328)
10. Oreada Kita - Qendra “Jonathan” - ([email protected] , 0682019727)
11. Franceska Muço - Rrjeti i Profesionisteve te Rinj ([email protected] , +355698388683)
12. Ervin Shehaj - Green Line Albania ([email protected] , 0692545900)
13. Sevim Arbana - Shoqata „Në Dobi të Gruas Shqiptare” ([email protected] , +35542223001)
14. Eglantina Bajrami - Autizmi Flet- Klubi Kombëtar i Prindërve me Fëmijë me Spektrin Autik dhe PAK ([email protected] , 0697225910)
15. Suela Lala - Fondacioni "Së bashku" ([email protected] , 0692694515)
16. Adelina Pjetra - “Mental Health Albania” ([email protected] , 0697482338 )
17. Nensi Dragoti - Fondacioni Arsimor Shqiptar, ([email protected] )
18. Klodiana Kadeli - Power of Education ([email protected] )
19. Ergyz Gezka - Shoqata LIBURNETIK ([email protected] )
20. Egla Bardhi - Together for life ([email protected] , 0692066522)
21. Armela Pengili - Qendra ACT for SOCIETY ([email protected] 0698304533)
22. Mimoza Ikonomi - Youth for Social Changes ([email protected])
23. Angjelos Shkurti - Fondacioni Shëndetësor ABC ([email protected] ,0699626784)
24. Lusiana Mailaj - Njerëzit të Parët ([email protected] )
25. Blerina Gjoka - Fondacioni "Kujto" ([email protected] )
26. Arbër Kodra - Open Mind Spectrum Albania (OMSA) ([email protected] )
27. Danjel Bica – Shoqata ”Ekspertët e Rinj Mjedisor” (SHERM Albania) ([email protected] , 0672531269)
28. Luis Bekteshi.- Qendra Rinore "Perspektiva" ([email protected] )
29. Mirgit Vataj – Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët – ALO 116111 ([email protected] )
30. Ana Mullanji – Organizata „Përtej Barrierave“ ([email protected] )
31. Elvis Çela - Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim ([email protected], 0672054788)
32. Ermelinda Mahmutaj – Qendra Mjedisore EDEN ([email protected] )
33. Mirela Koçi – Auleda, Local Economic Development Agency ([email protected])
34. Ali Coka - Shoqata e Hortikulturës Organike-Bioplant Albania ([email protected])
35. Ana Majko – Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS ([email protected])
36. Arjel Trajani – SHKEJ, Shoqata Kombëtare “Edukim për Jetën” ([email protected] dhe [email protected])
37. Mihallaq Qirjo - Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri ([email protected])
38. Lavdosh Ferruni - Shoqata e Bujqësisë Organike ([email protected] )
39. Genti Kromidha - Instituti Për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ([email protected] dhe [email protected]
40. Aleksandër Trajce - Qendra "Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri" ([email protected] )
41. Ahmet Mehmeti - Klubi Ekologjik Elbasan ([email protected] )
42. Alminda Mema - Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër ([email protected] )
43. Ines Leskaj– AWEN, Albanian Women Empowerment Network ([email protected] )
44. Tefta Mala – NSGK, Shoqata “Ndihmë Sociale Gruas Kryefamiljare” ([email protected] )
45. Mirela Arqimandriti – Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” ([email protected] )
46. Ylldise Brahimi – Fond. “ARZHV” ([email protected])
47. Qamile Gishti – Agjencia Rajonale e Zhvillimit Berat ([email protected] )
48. Jerola Ziaj - Agjencia e Demokracisë Vendore Shqipëri ([email protected])
49. Gentiana Decolli – Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore, Berat ([email protected] )
50. Genc Laci, Shoqata në Mrojtje të Jetës dhe Ekosistemit, Fushë Krujë ([email protected] )
51. Valbona Mazreku - Milieukontakt Shqipëri, ([email protected] )
52. Elona Prroj - Fondacioni “Jo Gjakmarrjes-Po Jetës” ([email protected])
53. Iris Luarasi - Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza dhe Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem ([email protected])
54. Edlira Çepani - Barazi në Vendimmarrje ([email protected] )
55. Laureta Roshi - Platforma Kombëtare për Gratë ([email protected] )
56. Malvina Krena -Qendra “Bashkë për të Ardhmen“, Durrës ([email protected] )
57. Jonida Naska – Organizata “Center for Bridging Communities” ([email protected] )
58. Rami Hadroj - Vish Këpucët e Mia – ([email protected] )
59. Alma Prendi - Shoqata “Rreze Shprese” ([email protected] )
60. Mirjam Reçi - Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës ([email protected])
61. Florjan Rojba – ANAD, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë ([email protected])
62. Besarda Taçi, Emdr Albania ([email protected])
63. Blerta Balilaj Brovina - Rrjeti për Demokraci i gruas Shqiperi Women's Democracy Network Albania ([email protected])
64. Saimir Beqiraga – “Intelektualet e Rinj, Shprese” ([email protected] )
65. Sashen Rexhepaj - Shoqata Logopedistet Shqiptare ([email protected] )
66. Donika Godaj - Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare ([email protected])
67. Naureda Bajraktari - Qendra e Sherbimeve dhe Praktikave Ligjore te Integruara ([email protected] )
68. Brikena Puka – Qendra Psiko Sociale VATRA ([email protected])
69. Koalicioni Kombtar i Strehzave Antitrafikim ([email protected] )
70. Zhuljeta Veizaj – Shoqata “Rreze Jete”([email protected] )
71. Elma Tershana - Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve ([email protected]
72. Ersida Teliti – Qendra e Konsumatorit Shqiptar ([email protected])
73. Brisilda Taco - Rromano Kham ([email protected])
74. Erida Gjermeni - Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore ([email protected] )
75. Karolina Rista – Infinit+ ([email protected] )
76. Bruna Hylviu - Qendra për Popullsine dhe Zhvillimin (ACPD) – ([email protected] )
77. Edvin Lamce - Fondacioni Gjirokastra GCDO ([email protected])
78. Aurora Zylaj - Well Point-Kujdes per te gjithe ([email protected])
79. Manjola Veizi - Qendra për të Drejtat e Gruas Rome ([email protected] )
80. Rezarta Sheshaj - Organizata "Në familje, për familjen" ([email protected])
81. Bashkim Rodoni Qendra Multimediale Shteg ([email protected])
82. Arjan Cala – “Tjetër Vizion Elbasan” ([email protected])
83. Mariana Meshi - “Të Ndryshëm & Të Barabartë (different&[email protected]; [email protected] )
84. Marsela Lekli - Organizata " Qendra Zhvillimit Social-Psikologji" ([email protected] ; [email protected] )
85. Silva Pasha - Shoqata “Qendra Zhvillimore e Bulqizës” ([email protected] )
86. Fabiola Laço Egro – “Today for the Future” Community Development Center Network ([email protected] )
87. Organizata “Gruaja tek Gruaja”
88. Zyra për Djem dhe Burra
89. Ambasada Pink Shqipëri ([email protected])
90. Gerta Hagen - Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës ([email protected])
91. Linda Pino - Koalicioni për Arsimin ([email protected] )
92. Willem Carel Fred Westerink Shkbsh- PFA 'Shoqeria Kristiane e te Burgosurve te Shqiperise' ([email protected]; [email protected])
93. Orges Hysenaj “Teen Challenge Albania” ([email protected])
94. Gentjan Dervishaj - ICEJ ALBANIA ([email protected])
95. Dana Molla - Betesda House of Grace ([email protected])
96. Artur Shehu - Fondacion Baptist i Tiranës ([email protected])
97. Blerta Cani – Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara ([email protected] )
98. – 113. Andi Tepelena - Skena e Pavarur Kulturore ( SPK) e perbere nga 15 organizatat kulturore me aktive ne vend ([email protected] ; [email protected] )
114. Blerta Cela Kamberi - CHE ALBANIA ([email protected])
115. Oltion Shena - FOOD BANK ALBANIA
Oltion Shena (toni.shena@foodbank)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese