Hapësire reklamuese

Kulture & Art

NUSJA 'çan' SHTETRRETHIMIN, filmi shqiptar mahnit në Vienale, prezent skenaristja Kadare dhe regjizori Mitro

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_285812" align="alignnone" width=""]Helena Kadare dhe Kristaq Mitro[/caption]

Organizatorët e Vienale film festival kanë përzgjedhur filmin shqiptar Nusja dhe Shtetrrethimi’ ‘për të ilustruar kategorinë 'retrospektivë' - ‘O PARTIGIANO’, dedikuar filmave me temë nga lufta e dytë botërore.

Fjalën e hapjes në premierën nderkombëtare të 'Nusja dhe Shtetrrethimi' e ka mbajtur Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit Iris Elezit.

Ajo është shprehur krenare se ky film është një nga perlat që ruajmë në Arkivin tonë Kombëtar të Filmit.

"Jam krenare dhe e nderuar që paraqes një nga perlat që ruajmë në Arkivin tonë Kombëtar të Filmit, te mrekullueshmen "Nusja dhe shtetrrethimi". Kjo mbremje është e veçantë sepse tregon se si veprat e artit tejkalojnë kohën dhe sistemet politike dhe gjithashtu është e veçantë sepse është e rrallë që të kemi Znj. Kadare dhe Z. Kristaq Mitro së bashku këtu. Jam e lumtur që pas shfaqjes do të kemi shansin të diskutojmë pak sepse nuk besoj se 41 vjet më parë kur e bënë këtë film e kanë menduar që koha do të kalonte dhe ata do të ishin në Vjenë, në një teatër të mbushur plot. Ky është një moment brilant për të thënë faleminderit Mihael-it, Yuri-t, gjithë ekipit të Muzeut të Filmit dhe VIENNALE-s që zgjodhën këtë perlë të çmuar që do të shohim sonte", deklaroi Iris Elezi.

Kujtojmë që prezent në këtë premierë kanë qenë Helena Kadare dhe Kristaq Mitro. Mitro është regjisor i shumë filmave të njohur si 'Dimri i fundit', 'Tokë e përgjakur','Liri a vdekje', 'Nusja dhe shtetrrethimi', 'Në prag të lirisë', 'Njeriu i mirë', 'Duaje emrin tënd', 'Apasionata', 'Telefoni i një mëngjesi', 'Një djalë dhe një vajzë'.

 

e9928dc5d84bbbff20a11490aa2c3d7a_L.jpg\

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese