Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Vallja e Ngjalës, thurja me gjilpërë dhe Vallja Dyshe Myzeqare shpallen Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Shkruar nga Newsbomb

Vallja e Ngjalës, thurja me gjilpërë dhe Vallja Dyshe Myzeqare

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpalli në mbledhjen e radhës disa thesare që mbajnë gjallë shpirtin, historinë dhe identitetin tonë kombëtar, si “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Bëhet fjalë për pasuri të rrënjëve shqiptare, të cilat duhet t’i ruajmë, t’i trashëgojmë me krenari dhe t’i përcjellim me dashuri tek brezat, sepse aty rreh zemra e vërtetë e Shqipërisë. Ato janë:

- Dijebërja dhe format e përdorimit të veshjes tradicionale të gruas dhe vajzës zadrimore;

- Vallja e Ngjalës;

- Vallja Dyshe Myzeqare;

- Dijebërja e qeleshes (plisi, kësula, kapuçi, qylahi, kapica, takija, qylafi);

- Tradita e thurjes me gjilpërë me oje/ojna/ojma/cimb.

Jo vetëm zakone apo forma arti, këto pasuri janë rrënjët tona, kujtesa e gjallë e brezave dhe identiteti që na bashkon si komb, thotë Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

KKTKJ-ja është organ kolegjial vendimmarrës pranë ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe përbëhet nga 11 anëtarë: ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, që e kryeson, dhe 10 anëtarë që emërohen prej tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (@mtks.gov.al)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese