Hapësire reklamuese

Kulture & Art

"U detyrua të braktiste teatrin për Amerikën", homazhet në nder të Fitim Makashit, djali i tij Redoni përlotet gjatë fjalimit: Nuk e besoj dot ikjen e tij, më duket ëndërr

Shkruar nga Newsbomb
"U detyrua të braktiste teatrin për Amerikën", homazhet
Fitim e Redon Makashi

Ditën e sotme në ambientet e Teatrit “Art Turbina” po zhvillohen homazhet në nder të aktorit, Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta dje në mënyrë të papritur.

Pjesëmarrës në këto homazhe janë emra të njohur të teatrit, kinematografisë, si dhe të afërm e miq të artistit.

I pranishëm në homazhe është dhe djali i aktorit, këngëtari i njohur, Redon Makashi, i cili mes lotësh mbajti dhe një fjalim emocionues.

Ndarja nga jeta e babait të tij, Redonit i duket e pabesueshme, pasi është shprehur se e gjitha kjo që ndodhi i duket si ëndërr.

Ndërsa më tej, këngëtari u shpreh se brezi i babit të tij kanë patur një vlerë të veçantë për shoqërinë, që nuk kthehen më.

Gjithashtu, Redoni sjell në kutesë momentin kur babai u detyrua për t'u shkëputur nga ëndrra e tij, teatri, sepse ishte i detyruar për të emigruar drejt Amerikës.

“U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite” u shpreh mes lotësh Redoni.

Fjalimi i Redonit: Na ra kështu, si një.... Dhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Miqtë e kanë respektuar shumë babain dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Këta kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre... Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Sado sado është një dhimbje që vetëm brenda e ndiejmë. U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite. Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese