Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“Teatri, strukje dhe arratisje nga momentet e vështira”, Elia Zaharia rrëfen PENGUN që ka i ka mbetur

Shkruar nga Newsbomb
“Teatri, strukje dhe arratisje nga momentet e vështira”, Elia
Elia Zaharia

Aktorja e njohur Elia Zaharia ka ndarë një dëshirë të veçantë në një intervistë për Euronews Albania. Ajo ka theksuar se, ndonëse ka punuar me shumë artistë, nuk ka pasur kurrë mundësinë të ndajë momente skenike me nënën e saj, aktoren e madhe Yllka Mujo.

"Ironia është që kam punuar me të gjithë, por me mamin nuk kam patur asnjëherë momente skenike ku të kemi një dialog bashkë. Edhe kur kemi qenë në të njëjtat shfaqe kemi kaluar tangentë. Ndaj unë mezi pres që të kem mundësinë ta kem mamin partnere në skenë dhe të kemi mundësi të luajmë bashkë," u shpreh Zaharia.

Elia ka treguar se e ka provuar këtë eksperiencë në filmin Lule të kuqe lule të zeza, por sipas saj, filmi është një përvojë krejt tjetër nga teatri.

Gjithashtu ajo foli për arratisjen nga realiteti, duke thënë se në momentet e saj më të vështira në jetë, angazhimi me projekte të mëdha në punë e ka ndihmuar të struket brenda personazhit duke mos i dhënë fokus vështirësive.

Unë bëj një punë që, në një farë mënyre, është shpëtim. Është një strehë dhe një përqafim shumë i madh, teatri. Në momentet e mia të vështira, Zoti ka dashur që të jem e angazhuar me projekte shumë të forta dhe shumë të rëndësishme për mua. Puna është shpëtim, aq më tepër kur është një punë si teatri: një punë që të frymëzon, një punë që të jep dashuri, një punë që të jep, jo vetëm një punë ku ti jep. Në teatër ka një gjë që më thotë gjithmonë mami: ka pasur tragjedi familjare dhe njerëzit kanë hipur në skenë atë natë dhe kanë bërë shfaqjen. Teatri është arratisje. Ti arratisesh nga e përditshmja, arratisesh nga problemet e tua, dhe për ato dy orë që je në skenë nuk je më në dimensionin tënd. Si të thuash, ti je në jetën e personazhit. Nuk e ke luksin në skenë që të mendosh asnjë sekondë për veten.”- tha ndër të tjera aktorja Elia Zharia për Euronews Albania.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese