Artisti i ri Alis Kallaçi, përfaqësuesi i Shqipërinë në Eurovizion mbrëmjen e sotme do të ngjitet në skenë duke performuar me këngën emocionuese “Nân”.
Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit, ku pritet të performojë për vendin tonë Alis.
Kujtojmë se sigurimi i një vendi për Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovisionit, mbetet në “duart” e diasporës shqiptare pasi rregullorja e Festivalit Evropian të Këngës ndalon votimin nga brenda territorit të vendit. Ndaj fati i kualifikimit të Alisit në Eurovision është në duart shqiptarëve të diasporës, nga të cilët kërkohet mbështetje sa më e madhe.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme u mbajt gjysmëfinalja e parë.
Pas performancave të vendeve, 10 vendet që siguruan kualifikimin për në natën finale janë: Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Serbia, Kroacia, Polonia , Lituania dhe Izraeli.
10 vendet më të mira gjysmëfinalet e organizuara në bazë të votave të marra pritet të kalojnë në finalen e madhe që do të zhvillohet me datë 16 maj.
Vendi pritës, Austria së bashku me “Big 5” përfshirë këtu: Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, nuk konkurrojnë në gjysmëfinale. Vendet e "Big 5" do të marrin pjesë në votim si dhe do të performojnë në spektakël.
Newsbomb.al i uron shumë sukese Alisit.
Lista e plotë e konkurrentëve:
Moldavia: Satoshi – Viva, Moldova!
Suedia: FELICIA – My System
Kroacia: LELEK – Andromeda
Greqia: Akylas – Ferto
Portugalia: Bandidos do Cante – Rosa
Gjeorgjia: Bzikebi – On Replay
Italia: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì (Big 5)
Finlanda: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Mali i Zi: Tamara Živković – Nova Zora
Estonia: Vanilla Ninja – Too Epic To Be True
Izraeli: Noam Bettan – Michelle
Gjermania: Sarah Engels – Fire (Big 5)
Belgjika: ESSYLA – Dancing on the Ice
Lituania: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
San Marino: SENHIT – Superstar
Polonia: ALICJA – Pray
Serbia: LAVINA – Kraj Mene
Renditja e Gjysmëfinales 2 – 14 maj
Bullgaria: DARA – Bangaranga
Azerbajxhani: JIVA – Just Go
Rumania: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
Luksemburgu: Eva Marija – Mother Nature
Çekia: Daniel Zizka – CROSSROADS
Franca: Monroe – Regarde ! (Big 5)
Armenia: SIMÓN – Paloma Rumba
Zvicra: Veronica Fusaro – Alice
Qiproja: Antigoni – JALLA
Austria: COSMÓ – Tanzschein (vendi pritës)
Letonia: Atvara – Ēnā
Danimarka: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
Australia: Delta Goodrem – Eclipse
Ukraina: LELÉKA – Ridnym
Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zëei, Drei (Big 5)
Shqipëria: Alis – Nân
Malta: AIDAN – Bella
Norvegjia: JONAS LOVV – YA YA YA
