Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Sëmundja e rëndë i mori jetën, Bashkia Lezhë mban homazhe publike për koreografin Gazmend Golemi

Shkruar nga Newsbomb
Sëmundja e rëndë i mori jetën, Bashkia Lezhë mban
Koreografi Gazmend Golemi

Bashkia e Lezhës njofton se nesër, më datë 5 Shkurt, do të mbajë homazhe publike në nder të koreografit Gazmend Golemi, i cili u nda nga jeta pesë ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Homazhet do të mbahen në Sallën e Galerisë, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, nga ora 10:30 deri në 14:00.

"Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për artin dhe kulturën lezhjane. Gazmend Golemi do të kujtohet për kontributin e çmuar, pasionin dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në jetën artistike të qytetit dhe të Pallatit të Kulturës Lezhë", thuhet në mesazh.

Gazmend Golemi ishte i shtruar në Spitalin e Firences në Itali dhe po trajtohej për një sëmundje të rëndë, por fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën për jetën, duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 63 vjeçare.

Ai është një koreografët më të njohur të muzikës popullore shqiptare. Për herë të parë, u ngjit në skenë në moshën 6-vjeçare, e që prej asaj kohe koreografia u bë pjesë e pandashme e jetës së tij, duke nxjerrë dhjetëra grupe valltarësh që janë vlerësuar me çmime brenda e jashtë vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese