Është zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Lezhës, në sheshin “Skëndërbej”, panairi me titull "Mençuria Popullore".
Një veprimtari kulturore-edukative e cila u organizua nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, duke vënë në fokus trashëgiminë popullore, dijen tradicionale dhe vlerat e kulturës rajonale.
Qytetarë të shumë të pranishëm në këtë panair, përfshirë këtu kryebashkiakun Pjerin Ndreu, zyrtarë tjerë të Bashkisë Lezhë si dhe prindër së bashku me fëmijët e tyre, janë shprehur se veprimtari të tilla janë mënyra më e mirë për të ruajtur traditat dhe për t’i përcjellë tek brezi i ri.
Sakaq mësohet se 10 zyrat arsimore në qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës kanë prodjhurar nga një libër të tyrin ku janë përmbledhur kultura, traditat dhe zakonet e secilës zonë, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e respektit për kulturën kombëtare, nxitjen e kërkimit dhe kreativitetit të nxënësve, si dhe lidhjen e dijes tradicionale me mësimin në shkollë.
