Me performancën e shkëlqyer e këngën drithëruese “Nân”, të dhënë mbrëmjen e djeshme në gjysmënfinalen e dytë të “Eurovizionit”, nën shoqërimin e aktores së mirënjohur Raimonda Bulku, Alisi arriti të fitonte jo vetëm një vend të sigurt në finalen e madhe por dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.
Falenderues për mbështetjen e marrë nga çdo shqiptar, Alis ka reaguar ditën e sotme mirënjohës për përkrahjen e madhe ndërsa shkruan se për shkak të angazhimeve në prag të natës së shumëpritur, ai nuk do mundet t’ua kthejë mesazhet të gjithëve.
“Faleminderit për gjithë mesazhet. Janë shumë, aq shumë sa është e pamundur t’i lexoj e t’u përgjigjem të gjithëve menjëherë, por po i shoh secilin. Ju jam shumë mirënjohës“, shkruan Alis në reagimin e bërë.
Diaspora shqiptare, shqiptarët që jetojnë aktualisht në Shqipëri, një numër i shumtë i personazheve të showbizit shqiptarë, mes tyre dhe njerëz të mediave si dhe artistë ndërkombëtarë jo vetëm kanë përkrahur Alisin por kanë reaguar plot emocione për performancën e këngës drithëruese “Nân”.
Reagimi i Alisit:

