Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Një jetë në shërbim të Zotit, 70-vjetori i shugurimit të Kardinalit Ernest Simoni

Shkruar nga Newsbomb
Një jetë në shërbim të Zotit, 70-vjetori i shugurimit
Kardinali Ernest Simoni

Kardinali Ernest Simoni ka përkujtuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak, të enjten, më 9 prill 2026, me një meshë falënderimi në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, në një atmosferë të thellë lutjeje dhe gëzimi.

E kryesuar nga vetë Kardinali, kjo Meshë bashkoi shumë besimtarë, të cilët, në një zemër e një shpirt, falënderuan Zotin për dëshminë e tij të qëndrueshme në fe, për sakrificat dhe përkushtimin e tij ndër vite.

Bashkëkremtuan me Eminencën e Tij Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj F.d.C. dhe Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Mirosłaë Adamczyk. Pas Meshës, besimtarët patën mundësinë ta takojnë Kardinalin dhe të marrin bekimin e tij të shumëpritur.

Kjo ditë u përjetua si një moment i thellë hiri dhe bashkimi shpirtëror, ku mirënjohja ndaj Zotit u kthye në lutje të gjallë dhe dëshmi shprese për të ardhmen. Shembulli i Kardinalit mbetet një thirrje e fuqishme për besnikëri, qëndresë në fe dhe dashuri të pakushtëzuar ndaj Zotit dhe njerëzve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese