Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

La gjurmë të paharrueshme në humorin shqiptar! Sot “parodisti i Vlorës” Mane Lumani përcillet për në banesën e fundit, homazhet do të mbahen në teatrin “Petro Marko”

Shkruar nga Newsbomb
La gjurmë të paharrueshme në humorin shqiptar! Sot
Mane Lumani

Ditën e djeshme ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i njohur i humorit, Mane Lumani, pjesë e “Parodistëve të Vlorës”.

E ditën e sotme ai do të përcillet për në banesën e fundit. Në hollin e tetrit Petro Marko, në nder të artistit vlonjat do të zhvillohen homazhet duke filluar nga ora 13:00 deri në 15:00.

Prej më shumë se dy muajsh, aktori vlonjat ishte i shtruar në reanimacion, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lumani, i njohur si një nga parodistët legjendarë të Vlorës, gjatë karrierës së tij në botën e humorit dhe të skenës shqiptare la gjurmë të paharrueshme.

Në 2004, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në fyt ku iu hoqën të gjitha kordat për shkak të një mase tumoriale, Lumani humbi aftësinë për të folur.

Karrierën e tij artistike si aktor amator, Lumani e nisi në 1974 në ndërmarrjen e Ullishtës, duke arritur të spikaste për talentin e tij të jashtëzakonshëm në humor. Aftësia e tij për të interpretuar role komike me elegancë të rrallë i siguroi një vend të veçantë në zemrat e publikut shqiptar.

Në bashkëpunim me Agron Hoxhën, Afrim Agallinë dhe kolegun tjetër Muhamet Lika, që do të bashkohej më vonë, Lumani dhe grupi i tij arritën të krijonin një stil unik të humorit.

Mane Lumani do të mbahet mend përgjithmonë për sensin e tij të humorit të mençur dhe të ndjeshëm, përmes të cilit i dha një kontribut të madh artit skenik shqiptar.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve të artistit Lumani. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese