Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Shkruar nga Newsbomb
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para
Foto ilustruese: Aktori Ilir Shkurti

Një lajm i kobshëm ka mbërritur ditën e sotme pasi është ndarë sot nga jeta në moshën 68 vjeçare aktori pogradecar, Ilir Shkurti.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga miqtë dhe të afërm të aktorit, të cilët përmes postimeve të bëra në rrjet kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Ndarja e tij është një humbje e madhe për komunitetin tonë, por kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e të gjithëve ne,  që e njohëm dhe e vlerësuam për atë çfarë i dha jetës artistike të Pogradecit, e jo vetëm.

Ilir Shkurti ka lindur në qytetin e Pogradecit më 30 dhjetor të vitit 1957, ka interpretuar në disa filma si, "Rrethimi i Vogel", "Binarët", "Shkëlqim i "përkohshëm", "Kush vdes në këmbë", "Ngjyrat e moshës". Ilir Shkurti ka qënë pjesë e Estradës të qytetit të Pogradecit.

Ai do të kujtohet për talentin e tij, humorin dhe energjinë që solli në teatër, në Estradën e Pogradecit dhe në kinemanë shqiptare.

Më 30 dhjetor të 2025 Ilir Shkurti festoi 68 vjetorin e tij të lindjes, ndërsa mësohet se fatkeqësisht ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese