Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Filmi “Someday, a child” me drejtor fotografie regjisorin shqiptar Sokol Keraj, konkurron këtë vit në Festivalin Ndërkombëtar

Shkruar nga Newsbomb
Filmi “Someday, a child” me drejtor fotografie regjisorin shqiptar
 

Filmi “Someday, a child” është një ndër filmat që konkurron këtë vit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, në kategorinë e filmave të shkurtër. Filmi është me regjisore libaneze Marie-Rose Osta dhe me drejtor fotografie regjisori shqiptar Sokol Keraj.

Në qendër të filmit është historia e një djali 11-vjeçar me aftësi të pazakonta, i cili jeton me xhaxhain e tij në një fshat libanez, ku zhurma e avionëve luftarakë është pjesë e përditshmërisë.

Teksa xhaxhai përpiqet ta bëjë djalin të duket “normal”, ai në fshehtësi nis të vërë në provë një fuqi që mezi arrin ta kuptojë vetë.

Filmi merr kthesë dramatike, ku ai në mënyrë aksidentale shkakton rrëzimin e dy avionëve luftarakë. Ajo që deri atëherë kishte mbetur e fshehur, shndërrohet në një forcë të pamundur për t’u kontrolluar.

Ndër filmat e realizuar nga Sokol Keraj mund të përmendim “Dita e fundit e Loro Shestanit” dhe “Gëzuar Vitin e Ri 1982”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese