Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Festival fotografik, në fokus bukuritë natyrore dhe kulturore të Lezhës

Shkruar nga Newsbomb
Festival fotografik, në fokus bukuritë natyrore dhe kulturore të
Festivali fotografik Lezhë

Bashkia e Lezhës, në bashkëpunim me fotografë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, organizoi një festival të veçantë fotografie. 32 fotografë eksploruan atraksionet më të bukura të Lezhës, duke sjellë pasuritë natyrore, kulturën dhe historinë e zonës. Për ta, Lezha dhe Shqipëria në tërësi janë një burim i madh frymëzimi falë resurseve të shumta natyrore dhe kulturore.

Organizatorët theksuan se Lezha ka një pozitë të veçantë gjeografike, ku bashkimi i ujërave të ëmbla me ato të kripura krijon një mjedis të pasur për florën dhe faunën, veçanërisht për shpendët që gjenden në zonë. Mikpritja dhe tradita e qytetit u kombinuan me natyrën për të sjellë një përvojë të këndshme për publikun dhe për të tërhequr vizitorë të rinj.

Ekspozita e punimeve u hap në shëtitoren e Shëngjinit, ku fotografitë tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve dhe turistëve gjatë fundjavës. Aktiviteti u vlerësua si një ditë e larmishme dhe frymëzuese, që jo vetëm promovoi bukuritë e Lezhës, por edhe e vendosi atë si një nga destinacionet më tërheqëse turistike të vendit.

Sipas pjesëmarrësve nisma të tilla duhet të ndërmerren në të gjitha qytetet e vendit për të promovuar natyrën, kulturën dhe trashëgiminë e vendit.

Sipas publikimit të Bashkisë së Lezhës në rrjetet sociale, dita e dytë e Festivalit Mbarëkombëtar të Fotografisë u zhvillua në Shëtitoren “Wilson” në Shëngjin. Aty u prezantuan fotografitë e realizuara gjatë ditës së parë në atraksionet më të bukura të zonës. Ekspozita tërhoqi një numër të madh vizitorësh dhe të apasionuar pas artit pamor, duke krijuar një atmosferë të veçantë artistike përgjatë shëtitores.

Fotografitë më të bukura u përzgjodhën me votim nga pjesëmarrësit dhe u vlerësuan në këto kategori:

Wildlife

Çmimi I: Ridvan Sokoli

Çmimi II: Lutfi Muaremi

Landscape  

Çmimi I: Arben Berisha

Çmimi II: Bajrush Ahmeti

Festivali u organizua në kuadër të programit URBACT Pioneers Accelerator, duke sjellë një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit kulturor dhe promovimit të trashëgimisë së vendit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese