Nga ARMAND PLAKA
Në pranverën e vitit 1919, Evropa dukej sikur po merrte frymë për herë të parë pas katër vitesh lufte. Perandoritë ishin rrëzuar, kufijtë po rivizatoheshin, dhe në Paris diplomatët e palëve fituese ishin mbledhur për të vendosur fatet e kombeve. Në sallonet e hoteleve elegante, në korridoret e konferencave dhe mbi tryeza të mbuluara me harta, po negocioheshin shtete të reja, territore dhe sovranitete. Për Shqipërinë, gjithçka varej nga vendime që po merreshin larg saj.
Në këtë klimë pasigurie dhe pazari diplomatik, një letër me kokë zyrtare “Qeveria e Shqipënisë” e shkruar në frëngjisht lingua franca e diplomacisë së kohës, i drejtohej kryeministrit grek Eleftherios Venizelos. Autori ishte Esat Pashë Toptani. Skena: Konferenca e Paqes në Paris.
Dokumenti, i shoqëruar me një telegram nga Selaniku dhe me reagimin e mëvonshëm francez, përbën sot një dëshmi të rëndësishme për mënyrën se si përfaqësimi i Shqipërisë po ndërtohej dhe sfidohej në arenën ndërkombëtare.
NJË LETËR QË KËRKONTE JO THJESHT MBËSHTETJE
Në pamje të parë, letra e 1 majit 1919 është një komunikim diplomatik klasik: gjuhë e përmbajtur, formula kortezie, strukturë e rregullt. Por brenda saj qëndron një mesazh i qartë politik.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 54 të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Shkurt dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
