Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“Ditëlindja vazhdon...” Nën tingujt e muzikës dhe mes miqsh, Zamira Kita ndan momente nga festa e 63-vjetorit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Ditëlindja vazhdon...” Nën tingujt e muzikës dhe mes
Zamira Kita

Data 1 prill shënoi ditëlindjen e 63-të të aktores korçare Zamira Kita, e pas festës me familjarët përgjatë javës ajo ka vijuar festën me miqtë e saj.

“Ditëlindja vazhdon…  Jam e lumtur për miqtë e mij”, ka shkruar aktorja e mirënjohur në një postim në rrjetet e saj sociale. Ku shfaqet e rrethuar nga miq, nën tingujt e muzikës me gota në duar, e buzëqeshje në fytyrë Zamira i ka fryrë qirinjve të ditëlindjes edhe një herë.

Zamira Kita ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1985. Që nga ky vit ka debutuar si aktore pranë teatrit "A,Z. Çajupi". Në fillim pranë trupës së estradës dhe më pas ka realizuar role në komedi dhe dramë.

Të shumta janë bashkëpunimet mes saj dhe ish-TVSH, koncerte e spektakle, kryesisht ato të Vitit të Ri. Në vitin 1997 ajo merr çmimin "Aktorja më e mirë" në festivalin mbarëkombëtar të teatrit të zhvilluar në Tiranë.

Aktualisht mban postin e dretoreshës së teatrit "Andon Zako Çajupi" dhe është një nga aktoret që mundohet të mbajë gjallë humorin në qytetin e Korçës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese