Hapësire reklamuese

Kulture & Art

12 vite pa yllin e muzikës shqiptare, e bija kujton me mall të madhen Vaçe Zela: Ti ishe, je dhe do të mbetesh mam

Shkruar nga Newsbomb
12 vite pa yllin e muzikës shqiptare, e bija kujton me mall të madhen
Vace Zela

Ikona e këngës shqiptare dhe “Nderi i Kombit”, Vaçe Zela, u nda nga jeta 12 vite më parë, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme në muzikën shqiptare.

Ajo mbylli sytë përgjithmonë më 6 shkurt 2014 në Bazel të Zvicrës, pasi zemra e saj ndaloi së rrahuri në moshën 75-vjeçare. Zëri i saj unik dhe këngët që shënuan breza vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e publikut.

Në këtë përvjetor, vajza e saj, Irma Rodiqi e ka kujtuar me mall të ëmën, duke shprehur dhimbjen dhe mungesën që koha nuk e ka zbehur.

Postimi i vajzës së Vaçe Zelës, Irma Rodiqi:

Për Ty, Mam

Kënga që s'do të heshtë kurrë

12 vite pa ty, Mam,

e prapë ndjehet si dje.

Një çast, një frymë, një rrahje qerpiku –

dhe gjithçka ndryshoi.

Sa sekonda ka një jetë?

Ne besojmë: pafund.

Por mjaftoi ajo, një e vetme,

sekonda që të mori prej meje.

Më ndau nga buzëqeshja jote,

nga zëri yt që më thërriste veç «shpirt»,

nga duart e tua të bukura

që flisnin pa fjalë.

Që nga ajo ditë,

bota më duket kaq bosh...

Por ti nuk u trete në heshtje, Mam.

Ti je këtu – gjithmonë:

në mendimet e mia,

në kujtime që digjen si qirinj,

në dritën e syve të mi.

Në çdo drithërimë zemre,

në çdo jehonë mali,

aty ku zëri yt kumbon

si nga një botë tjetër.

Kënga jote,

që dikur drithëronte skenat e zemrat,

tani endet në eter –

e padukshme,

e pavdekshme.

Ti ishe, je dhe do të mbetesh

dashuria ime më e madhe,

ajo që as koha nuk e zbeh,

as vdekja nuk e shuan.

Sepse ti jeton me mua –

në çdo varg,

në çdo tingull,

në frymën që marr.

Të dua pafund, Mam.

Sot… e përjetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese