Hapësire reklamuese

Kulture & Art

106 vite kryeqytet! Më 11 shkurt 1920 Këshilli Kombëtar i “Kongresit të Lushnjës” hyri në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
106 vite kryeqytet! Më 11 shkurt 1920 Këshilli Kombëtar i
Hyrja e "qeverise" ne Tirane

Më 11 shkurt 1920, “qeveria” e dalë nga Kongresi i Lushnjës mbërriti në Tiranë, duke e deklaruar zyrtarisht atë kryeqytet të përkohshëm, duke numëruar sot plot 106 vite me Tiranën si Kryeqytet të Shqipërisë. E cila u zgjodh për shkak të vendndodhjes strategjike qendrore dhe sepse nuk ishte e pushtuar nga trupat e huaja në atë kohë.

Historia tregon se atë ditë, pra në 11 shkurt 1920 në Tiranë mbërriti gjithë qeveria shqiptare e drejtuar nga Sulejman Delvina. Ajo u vendos në ndërtesën e parë që ndodhej në fillim të rrugës së Elbasanit.

Në fakt shpallja u bë më datë 9 shkurt të po të njëjtit vit, pra 1920, por 11 shkurti njihet si datë zyrtare pasi pjesëtarët e Këshillit Kombëtar, ose “qeveria” e formuar në atë kohë hynë në qytet në këtë datë.

Banorët e Tiranës e pritën me entuziazëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj.

106 vite kryeqytet! Më 11 shkurt 1920 Këshilli Kombëtar i
Godina e pare e Bashkise Tirane

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese