Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënon të djegë kutitë e votimit në Libofshë, i riu shfaqet me shishe benzine në dorë dhe tmerron njerëzit

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënon të djegë kutitë e votimit në

Vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit, një djalë i ri është shfaqur me shishe benzine në dorë dhe ka kërcënuar se do të djegë kutitë e votimit në një KQV në Libofshë.

Ai është shfaqur me një shishe e cila mbante lëndë djegëse dhe në momentin që kanë dalë kutitë e votimit ka bërë thirrje për t’i djegur.

Ngjarja ka ndodhur në Libofshë të Fierit, ndërkohë që i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar.

Ai ka qëndruar me shishen e ndezur në dorë përpara portës së mjediseve të qendrave të votimit, por policia që ndodhej në këto mjedise për mbarëvajtjen e procesit, ka ndërhyrë menjëherë, duke e ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese