Grabitje me armë zjarri nga 2 persona me një “Ford Eskort” me targa Tirane në biznesin e një gruaje në Ksamil.
Policia bën me dije se në datë 17.07.2017 rreth orës 04:00 në Ksamil është vjedhur supermarketi “Big Market”, në pronësi të shtetases K.A., 54 Vjeçe, banuese në Sarandë.
Autorët kanë arritur të hyjnë brënda supermarketit me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të reja.
Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetuar i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë.
Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëvë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” .
