Ilustruese[/caption]Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu kanë krijuar një shoqatë, që quhet “Drejtësi për Drejtësinë”, përmes të cilës kërkojnë verifikimin e anëtarëve të Vettingut.
Përmes një letre drejtuar Avokatit të Popullit, ata i kërkojnë që të verifikojë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e anëtarëve të organeve të Vettingut.
Sipas shoqatës një pjesë e mirë e aplikantëve që sot janë emëruar në organet e rivlerësimit kanë gënjyer dhe kanë paraqitur dokumente të paplota dhe të pasakta.
Sakaq kanë kërkuar që të shkarkohet nga detyra edhe anëtari i KPA, Luan Daci.
“Do të kërkonim Institucionit të Avokatit të Popullit që nëse konstaton shkelje ligjore të aplikantëve dhe për rrjedhojë kushtet të pavlefshmërisë në emërimin e tyre, të ndjekë hapat e duhur ligjor dhe kushtetues, të Informojë Kuvendin, të kërkojë pavlefshërinë e emërimit të tyre, si dhe kur është rasti të çojë për ndjekie penale personat që kanë paraqitur dokumenta të falsifikuar”, thuhet në letrën e Shoqatës “Drejtësi për Drejtësinë”.
Letra e Shoqates se ish-gjy... by Newsbomb Albania on Scribd
