Në qytetin e Elbasanit është mbajtur gjatë fundjavës edicioni i katërt i një konkursi shumë të veçantë bukurie, që mbart emrin “Miss Mama 2026”, e që u kushtohet grave dhe nënave nga të gjitha trojet shqiptare.
Fituese e eventit u shpall zonja Afërdita Alasani 53 vjeçe, e martuar dhe nënë e katër fëmijëve, me origjinë nga Struga në Maqedonia e Veriut, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani, duke marrë titullin “Miss Mama 2026”.
Por përtej dritave dhe shkëlqimit të fitores Afërdita ka ndarë një histori sa të dhimbshme edhe frymëzuese. Pasi asaj i është dashur të përballet me depresionin për një kohë të gjatë. Pasi e ndau historinë e saj në eventin në Elbasan, ajo ka qënë e ftuar edhe në emisonin televiziv “Living Day” në Vizion Plus ku ka folur më tepër për ato vite të vështira të jetës së saj.
“Vajza ime e madhe në kohën e adoleshencës u dashurua me një djalë, unë me burrin tim nuk ishim dakord dhe për shkak të kësaj vajza u zemërua dhe mori djalin që donte dhe iku. Na u desh që për 8 vite neve nuk folëm me vajzën.
Nuk patëm asnjë kontakt. Por edhe kur e kërkonim vajza nuk pranonte, ndërkohë unë isha bërë gjyshe edhe kjo situata unë e kalova në një depresion shumë të madh oreksi mu pre fare, gjumë nuk kisha fare. Dhe ajo ndjesia ishte më e keqe që nuk përballohedhe nuk mundesha të rrija edhe ulur, gjithmonë doja të isha në lëvizje. Ishte një depresion që nuk kuroheshe nëpër psikologë apo në shtëpi më duheshe të kurohesha në spital.
Dhe unë kur mora vendimin që të shkoj në spital, familjarët të gjithë më thoshin “jo, si të shkosh ti në spital, në psikiatri?” por unë isha e vendosur sepse unë doja që të shërohesha.
Kam qëndruar 6 javë në spital, kur e kam marrë vendimin edhe burri më tha “të lutem mos rri këtu hajde në shtëpi” dhe unë i thashë burrit “unë dua të shtrohem dhe dua të shërohem”” është shprehur fituesja e “Miss Mama 2026” duke dhënë kështu një mesazh force për këdo që përballet me këto sfida të shëndetit mendor.
View this post on Instagram
