Forca të shumta të rendit janë vendosur në gatishmëri pasditen e kësaj të premteje, me qëllim mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike në Tiranë.
Rreth 1,500 efektivë të Policisë së Shtetit janë dislokuar në terren, ndërsa ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë janë vendosur forca të shtuara edhe në kordonin përballë godinës së Kryeministrisë.
Sipas burimeve nga policia, masat janë forcuar për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e institucioneve shtetërore gjatë zhvillimit të tubimit dhe lëvizjes së protestuesve në zonën qendrore të kryeqytetit.
Forcat e rendit po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim të mundshëm gjatë protestës.
