Hapësire reklamuese

FCB Bomb

“Një takim që do të mbetet gjatë në zemër!” Gratë arbëreshe dhe ato emigrante në Greqi, dy histori një rrënjë, forcë, përkushtim dhe dashuri

Shkruar nga Newsbomb
“Një takim që do të mbetet gjatë në
Grate arbereshe dhe emigrante ne Greqi ne eventin e organizuar

Arbëreshët e Italisë dhe gratë shqiptare në emigracion në Selanik Greqi janë dy histori, por kanë të njëjtat rrënjë. E ku më bukur se në një takim mes këtyre dy komuniteteve do të shpaloseshin këto rrënjë shqiptare.

Një grup grash arbëreshe dhe shqiptare në emigracion në Selanik Greqi kanë organizuar një event takimi mes tyre me kërcime këngë e valle shqiptare. Gratë shqiptare të cilat prej viteve 90’ jetojnë në emigracion, duke përcjellë kështu një mesazh force, krenarie për të qenë shqiptare dhe sakrificën.

Kurse arbëreshet tashmë prej 500 vitesh dëshmojnë se gjuha, identiteti dhe tradita nuk humbasin kurrë, por përkundrazi ruhen me dashuri dhe përkushtim, varësisht kohës që kalon.

Për gratë pjesëmarrëse ky takim: “ishte më shumë se një bashkim, ishte një shkollë, një frymëzim dhe një kujtesë e fortë se kush jemi dhe nga vijmë. Një takim që do të mbetet gjatë në zemër!"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese