Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Lot gëzimi e përqafime mes kaosit dhe frikës së luftës! FOTO të ribashkimeve të shumëpritura në aeroportet nëpër botë

Shkruar nga Newsbomb
Lot gëzimi e përqafime mes kaosit dhe frikës së luftës!
Nje prej takimeve

Në ditën e gjashtë të përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme, situata në rajon është bërë edhe më e tensionuar, ndërsa zhvillimet e fundit tregojnë se konflikti po rrezikon të shtrihet edhe më gjerë. Por mes gjithë kaosit të shkaktuar në aeroportet anembanë botës ka patur pafund lot gëzimi e përqafime, teksa mijëra njerëz janë evakuuar nga Lindja e Mesme dhe janë ribashkuar me familjarët e tyre. Kjo pasi kaluan ditë të tëra të bkllokuar në Dubai, Arabinë Saudite dhe aeroporte të tjera rajonale.

Disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Indinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Australinë dhe Republikën Çeke, po punojnë për të rritur fluturimet dhe kalimet e sigurta kufitare nga rajoni, raporton CNN teksa ka ndarë edhe disa foto të takomeve të përmallshme mes njerëzve.

Lot gëzimi e përqafime mes kaosit dhe frikës së luftës!
Spanjollët e parë të evakuuar nga Lindja e Mesme mbërrijnë në Terminalin T4 të Aeroportit Adolfo Suárez Madrid-Barajas, më 3 mars 2026, në Madrid. ©CNN
Lot gëzimi e përqafime mes kaosit dhe frikës së luftës!
Fluturimi i parë i evakuimit ushtarak për çekët që mbetën të bllokuar në Lindjen e Mesme pas sulmit amerikan dhe izraelit ndaj Iranit u ul në Pragë natën e 3 marsit 2026, në aeroportin Vaclav Havel në Pragë, Republika Çeke.©CNN
Lot gëzimi e përqafime mes kaosit dhe frikës së luftës!
Lee Hak-joong, 66 vjeç, i cili mbeti i bllokuar në Dubai për shkak të konfliktit SHBA-Izrael me Iranin, shpjegon për mediat foton e tij të bërë në Dubai pas mbërritjes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Incheon, në Incheon, Koreja e Jugut, sot , më 5 mars. ©CNN
Lot gëzimi e përqafime mes kaosit dhe frikës së luftës!
Pasagjerët myslimanë indianë u mirëpritën me të mbërritur në aeroportin e Ahmedabadit më 3 mars 2026, pasi mbetën të bllokuar në Xheda të Arabisë Saudite, ndërsa vizituan për lutje të veçanta gjatë muajit të Ramazanit.©CNN
Lot gëzimi e përqafime mes kaosit dhe frikës së luftës!
Njerëzit mbërrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar në Frankfurt, Gjermani, pasi u evakuuan nga Dubai me një fluturim komercial, të martën. ©CNN

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese