jetëgjatësia
Sipas një publikimi të fundit nga Eurostat, gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 82.5 vite, ndërsa burrat 78.6 vite. Jetëgjatësia më e lartë e popullsisë shqiptare është në jug, ndërsa më e ulëta në veri.
Mesatarja e jetëgjatësisë së shqiptarëve është 80.5 vite ose gati një vit më e ulët se mesatarja evropiane e cila është 81.5 vite.
Në Evropë, në vitin 2020 jetëgjatësia u ule në 80.4 vite ndërsa në vitin 2021 në 80.1 vite për shkak të pandemisë Covid-19.
Në nivel rajoni, katër rajone arritën jetëgjatësinë më të lartë Madridi me 85.7 vite, rajonet italiane Trento dhe Bolzano dhe kryqyteti suedez Stokholmi ku jetëgjatësia mesatare arriti në 85 vite.
Sondazh
Poll
