Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Ish-ministri Sandër Lleshaj publikon FOTO nga Stadiumi i Varshavës: Kur atje "luhej" Samiti i Krerëve të NATO-s, sot aty është Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri Sandër Lleshaj publikon FOTO nga Stadiumi i Varshavës:
Stadiumi i Varshaves gati per sonte - Sandër Lleshaj ne 2016

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka publikuar një foto të shkrepur rreth një dekadë më parë në Poloni, në prag të sfidës që Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme për kualifikueset e Kupës së Botës, raporton newsbomb.al.

"Nga Stadiumi i Varshavës... jo sot, por në vitin 2016, kur në fushën e tij "luhej" Samiti i Krerëve të NATO-s. Sot aty luan Shqipëria", thotë ish-ministri socialist, duke i uruar suksese kombëtares.

Në kohën kur është shkrepur fotografia, rreth një dekadë më parë, Sandër Lleshaj nuk ishte Ministër i Brendshëm, por Këshilltar për Sigurinë i Kryeministrit Edi Rama, duke marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të Aleancës Ushtarake më të madhe të globit.

Gjysmëfinalja e fazës eliminatore të Kupës së Botës do të zhvillohet sonte, më 26 mars, në orën 20:45. Në kualifikueset e Euro 2023, Kueqiznjtë humbën 2-0 ndaj Polonisë. Nëse ata fitojnë, ata do të garojnë kundër ekipit më të mirë, Ukrainës kundër Suedisë, për të avancuar në Kupën e Botës.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Ndeshja e parë do të jetë më 11 qershor dhe finalja më 19 korrik. Argjentina do të mbrojë titullin e ekipit më të mirë në botë. Shorti për grupet e Kupës së Botës FIFA u zhvillua në dhjetor 2025. 

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese