Një fotografi e publikuar nga deputetja e re e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka, ka rikthyer vëmendjen te një nga politikanet më të dashura të së majtës, Eglantina Gjermeni. Ajo është tërhequr nga jeta politike dhe vazhdon prej vitesh karrierën në diplomaci.
"Dy lushnjare në Vienë; njëra ambasadore, tjetra deputete", shkruan Kiduina, teksa ndan me ndjekësit në rrjetet sociale fotografinë me ambasadoren Eglantina Gjermeni. Zonja Zaka është rishtare në politikë dhe ky është mandati i parë si deputete. Ajo përfaqëson Lushnjën në Kuvendin e Shqipërisë.
Kurse Eglantina Gjermeni ka qenë deputete për dy mandate, 2009-2013 dhe 2017-2021. Në shtator 2013, ajo u emërua Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, pozicion që e mbajti deri në shkurt 2014, për të vazhduar si Ministre e Zhvillimit Urban deri në shtator 2017.
Në janar 2021, Gjermeni u zgjodh Kryetare e Nënkomitetit për Barazinë Gjinore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një funksion që e mbajti deri në shtator 2021.
Pak muaj më pas, në shkurt të vitit 2022 Eglantina Gjermeni u emërua Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në OSBE, OKB dhe Organizata të tjera Ndërkombëtare në Vjenë.
© Newsbomb.al
