Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

FOTO-LAJM/ Kërkoi përjashtimin e Ols Dados që për të është “i pashkollë”, Veliaj u paraqit sot në gjyq me LIBRIN biografi të Fan Nolit

Shkruar nga Newsbomb
FOTO-LAJM/ Kërkoi përjashtimin e Ols Dados që për të
Erion Veliaj ne momentin e mberritjes

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën Administrative, të cilës ai është drejtuar me kërkesë për pavlefshmërinë e dekretit të presidentit Bamir Topi, që i ka dhënë Ol Dados statusin prokuror.

Siç shihet nga foto , Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e gjykatës, i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, me pranga në duar dhe një libër. Libri në fjalë është “Fan Noli, Apostulli” vëllimi i parë nga tre të tilla, i biografisë së Fan Nolit, shkruar nga autori Ilir Ikonomi.

Në këtë libër të Ikonomit, i cili dëshmon jetën e Nolit, ky i fundit shihet si një luftëtar i guximshëm dhe i pakompromis, i cili lobonte pa u lodhur për Shqipërinë, në një kohë kur fati i saj varej në fije të perit. Ai del shpesh si një personazh i nxituar dhe kokëfortë, por edhe si njeri i ditur, me një edukim të shëndoshë dhe klasik. Noli përshkruhet si një personalitet i shumë talenteve: poliglot, orator i aftë dhe përkthyes novator i tragjedive të Shekspirit, sipas përshkrimit të bërë nga libraritë.

FOTO-LAJM/ Kërkoi përjashtimin e Ols Dados që për të
Veliaj me librin ne duar ©EPOST

Duket se ky vëllim biografik, është libri që Veliaj është duke lexuar këto kohë teksa ndodhet në qeli, kujtojmë që prej shkurtit të kaluar, e me sa duket sot në seancën që pati në Gjykatën Administrative karshi Ols Dados, duket se ka zgjedhur ta marrë me vete.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese