Një statujë e re është vendosur gjatë kësaj jave në National Mall në Washington, pranë Shtpisë së Bardhë, e cila paraqiste figura përfaqësuese të Donald Trump dhe Jeffrey Epstein. Kjo statujë, e cila mbart titullin “Mbreti i Botës” është riprodhimi një skene ikonike dhe më të njohurat nga filmi "Titanic", ku protagonistët janë personazhet Jack dhe Rose.
Në pllakën përshkruese të sklupturës shkruhet në formën e një ironie dhe satire: “Historia tragjike e dashurisë midis Jack dhe Rose u ndërtua mbi udhëtimin luksoz, festa të zhurmshme dhe skica të fshehta nudo. Ky monument nderon lidhjen mes Donald Trump dhe Jeffrey Epstein, një miqësi dukshëm e ndërtuar po mbi udhëtime luksoze, festa të zhurmshme dhe skica të fshehta nudo."
