Hapësire reklamuese

FCB Bomb

FOTO/ Kandidat për President të SHBA dhe botues i revistës prestigjoze "Forbes", Steve Forbes ka qenë në Vlorë në 1998

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Kandidat për President të SHBA dhe botues i revistës
Steve Forbes ne Vlore ne 1998 me Arben Malaj

Ai është një ndër njerëzit më të suksesshëm në botë dhe revista prestigjoze që ai drejton, po ashtu ndër mediat më me ndikim e më të shitura. Por kujt do t'ia merrte mendja se Steve Forbes kishte qenë në rreth tre dekada më parë në Vlorë.

Ish-ministri socialist Arben Malaj ndan një fotografi me biznesmenin dhe kandidatin e dikurshëm brenda Partisë Republikane për President të SHBA, dhe thotë se ka qenë ai që e ka sjell Steve Forbes në qytetin e bukur buzë Jonit.

"Kjo foto mbetet një kujtim i bukur i kohës kur përpiqesha të sillja në Vlorë personalitete ndërkombëtare, jo për qoka biznesi, por për të promovuar sa me shume Vloren tonë te mrekullueshme. Në këtë foto jam me Steve Forbes.

Ai ka qenë kandidat brenda Partisë Republikane për President të SHBA-ve (një garë që e humbi), por njihet botërisht si botuesi i revistës prestigjioze 'FORBES'. Ardhja e tij në Vlorë ishte një mundësi e artë për të vënë qytetin tonë në hartën e vëmendjes së njerëzve me ndikim në botë", shkruan ish-ministri Arben Malaj.

FOTO/ Kandidat për President të SHBA dhe botues i revistës
Steve Forbes ne Vlore ne 1998 me Arben Malaj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese