Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreka nga qyteti i Elbasanit tha se Evropa po ju vëzhgon. Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin në votime dhe konstatoi se votimet po shkojnë qetë dhe mirë.
Deklarata e Sorekës:
Është ditë shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që do të ushtrojnë të drejtën që kanë për të votuar. Në këtë qendër votimi në Elbasan por edhe në qëndra të tjera kemi parë që shumë zgjedhës kanë dalë për të votuar për të ushtruar të drejtën e tyre.
Trendi është pozitiv në mënyrën që sistemi i ri është duke punuar. Sigurisht që ka disa probleme teknike që kam parë edhe vetë se janë rregulluar menjëherë në një pikë votimi në Tiranë ku u zëvendësua edhe paisja.
Apeli im për të gjithë shqiptarët se sot është dita juaj, keni përgjegjësi për të votuar, duhet të dilni të votoni. Kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe sidomos për Shqipërinë në Evropë. Evropa po ju ndjek. Ne jemi kudo që gjërat po shkojnë mirë. Kemi 50 ekipe në gjithë Shqipërinë. Dhe unë do të jem në vëzhgim gjatë gjithë ditës.
Po vendosni të ardhmen e këtij vendi në BE. Shumë falemnderit. Dilni të votoni kjo është e drejta dhe përgjegjësia juaj.
