Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunoi dhe kërcënoi me armë kreun e PS në Lekbibaj, prangoset Gjovalin Gjeloshaj, vëllezërit e tij shpallen në kërkim (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi dhe kërcënoi me armë kreun e PS në Lekbibaj,

Një 62-vjeçar i identifikuar si Gjovalin Gjeloshaj është arrestuar nga policia në Lekbibaj pasi së bashku me vëllezërit e tij dhunoi dhe kërcënoi me armë kreun e PS atje.

Gjovalin Gjeloshaj rezulton anëtar i PD bashkë me vëllezërit e tij Marash dhe Shkëlzen Gjeloshaj. Këta të fundit janë shpallur në kërkim.

Ata kanë kërcënuar me armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe goditur me sende të forta shtetasin Andrea Ndou, kreu i PS. Ata më pas kanë shkatërruar KQV-në e cila ishte vendosur në një ambient shkolle.

Njoftimi i policisë

Një 62-vjeçar është vënë në pranga dhe dy vëllezër të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me incidentin e ndodhur në një qendër votimi në Lekbibaj.

Sipas policisë shtetasi Gj. Gj., përfaqësues i një subjekti politik, së bashku me vëllezërit e tij shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj., kanë kërcënuar me armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik.

Gjithashtu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e kësaj shkolle, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese