Hapësire reklamuese

Aktualitet

DATABAZA/ FSHZH-ja bën "rrush e kumbulla" paratë e donatorëve: Shoferi merr 1 milion, drejtorit Dritan Agolli i rritet rroga me 4 milionë për 4 muaj

Shkruar nga Newsbomb

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është një nga "subjektet" që kanë të deklaruara pagan në databazën që ka rrjedhur prej ditësh në publik. Ashtu si shumë të tjerë, as ky institucion nuk mbetet pas me rrogat e majme, shkruan newsbomb.al.

Si një institucion/ organizatë zhvillimore që u krijua me misionin për zbutjen e varfërisë në zonat rurale të Shqipërisë pas rënies së diktaturës, mund të themi se FSHZH-ja ia ka dalë ta bëjë këtë. Pagat në databazë e tregojnë më së mirë. Vetëm shoferët e Fondit të Zhvillimit marrin nga 1 milionë lekë.

Nuk mbeten pas as hidraulikët. Paga bruto e tyre shkon në 187 mijë lekë të reja, ose nëse e rumbullakosim 1.9 milionë lekë të vjetra, shkruan newsbomb.al. FHSZH-ja ua ka gjetur më së miri vendin parave të donatorëve, të cilët nuk janë të pakët.

Në foton më sipër janë donatorët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Nuk mungon Bashkimi Europian, Banka Botërore apo dhe KFW gjermane. E dinë realisht këta donatorë se ku shkojnë paratë e taksapaguesve të tyre??? Për rroga marramendëse shoferash dhe hidraulikësh.

Një skandal tjetër që bie në sy në këto lista, është ndryshimi i rrogës së punonjësve. Për shembull, drejtori Dritan Agolli në databazën e janarit e ka rrogën 3.7 milionë lekë të vjetra, ndërsa në databazën e prillit rezulton me rrogë të deklaruar 7 milionë lekë të vjetra.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me punonjësit e tjerë. Rasti tjetër është drejtori Gentian Këri administratës në FSHZH, i cili në databazën e janarit e ka rrogën 3 milionë lekë, kurse në atë të prillit i është dyfishuar, ndoshta prej punës së lodhshme i ka shkuar rrumbullak 6 milionë lekë.

Më poshtë, ne po sjellim disa kategori punonjësish në FSHZH, me rroga që shkojnë deri në 11 milionë lekë në muaj.

  • Stavri Çollaku - (FSHZH) - 1,188,069.00 - Inxhinier/Supervizor në ndërtim
  • Zeqir Matoshi - (FSHZH) - 1,084,091.00 - Inxhinier/Supervizor në ndërtim
  • Dritan Agolli - (FSHZH) - 369,000.00 - Drejtor i përgjithshëm
  • Gentian Këri - (FSHZH) - 300,900.00 - Drejtor Drejtorie në administratën shtetërore
  • Arben Skënderi - (FSHZH) - 297,600.00 - Drejtor departamenti në administratë
  • Ilda Kuçova - (FSHZH) - 295,200.00 - Drejtor i burimeve njerëzore
  • Enkelejda Myftari - (FSHZH) - 290,400.00 - Drejtor finance
  • Dritan Rreshka - (FSHZH) - 288,000.00 - Përgjegjës sektori
  • Adnand Berdica - (FSHZH) - 247,800.00 - Jurist
  • Stela Kruja - (FSHZH) - 241,425.00 - Kontabilist
  • Avni Dervishi - (FSHZH) - 187,500.00 - Teknik/inxhinieri civile (hidraulik)
  • Dritan Pistoli - (FSHZH) -  159,375.00 - Punonjës social
  • Ibrahim Agolli - (FSHZH) - 95,455.00 - Shofer

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu