Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Qytetarët të pasigurtë për jetën e tyre: Londra është kthyer në qytetin e “makthit”

Shkruar nga Newsbomb

Qytetarët të pasigurtë për jetën e tyre: Londra

Kryeqyteti i Anglisë, Londra është kthyer në një qytet “makth” për vendasit. Sipas një raporti të publikuar nga Qendra për Drejtësi Sociale (CSJ), më shumë se 2 milionë londinezë shprehen se kanë përjetuar dhunë në vitet e fundit dhe se ndihen të pasigurtë në këtë vend. Duke u nisur nga të dhënat e këtij raporti, 1 në 10 qytetarë ndihet i rrezikuar nga krimi i bandave të trafikimit ose sulmet me thikë, të cilat në muajt e fundit kanë qenë të shpeshta në këtë qytet.

Prestigjozja DailyMail shkruan se londinezët kërkojnë që të shtohen patrullimet në zonat ku rrezikshmëria është më  e lartë, pasi të qenit i ekspozuar ndaj krimeve në jetën e përditshme, krijon pasiguri për të jetuar të lirë dhe të sigurtë.

Gjithashtu, gjetjet e raportit tregojnë se incidentet në kryeqytetin britanik janë në rritje, duke qenë se numri i vrasjeve në vitin 2023 është më i lartë se në vitet paraardhëse, teksa theksohet se grupmoshat më të prekura janë të rinjtë 16 deri në 20 vjeç.

Në përgjithësi, në Angli dhe Uells, pothuajse 18% e sulmeve me thikë dhe armë janë kryer nga fëmijët dhe adoleshentët, të moshës 10-20 vjeç.

Ndërkohë që bëhet e ditur, se krimi prek kryesisht zonat e varfëra, me 40% më shumë krahasuar me zonat më të pasura ekonomikisht.

Për kreun e Qendrës për Drejtësi Sociale (CSJ), Nikita Malik, është me rëndësi që policia e Londrës ti kushtojë rëndësi këtij fenomeni, dhe të marrë masat e nevojshme që do të kontribuojnë në krijimin e sigurisë në këtë vend.

“Me pothuajse një në katër londinez të sulmuar ose kërcënuar në pesë vitet e fundit, nuk është çudi që ata kërkojnë më shumë nga policia. Ata duan që forcat policore të kenë një prezencë më të shtuar në rrugë dhe të të jenë më aktivë për të parandaluar krimet e mundshme. Si dhe të hetojnë çdo gjë të çuditshme, të jenë afër shkollave, klubeve sportive dhe komuniteteve të ndryshme në kryeqytetin britanik”,- shprehet kreu i Qendrës për Drejtësi Sociale (CSJ), Nikita Malik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese