Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri SPAK, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj mbërrijnë në KLP

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhja e kreut të ri SPAK, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj
Adnan Xhoi dhe Elvin Gokaj

Kandidatët për kreun e SPAK, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj kanë mbërritur pak më parë në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ku këtë të enjte do të zhvillohet seanca për të intervistuar 4 kandidatët dhe më pas do të kryhet votimi për zgjedhjen e Kreut të ri të SPAK.

Në seancë do të marrin pjesë përfaqësues të ambasadave, mes tyre ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik dhe secili kandidat do të ketë në dispozicion 45 minuta.

Adnan Xholi, i emëruar për herë të parë më 2004, ai është një nga kandidatët me përvojën më të gjatë. Aktualisht Xholi shërben si prokuror në SPAK dhe momentalisht mban detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar. Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Xholi punon prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Në janar të vitit 2018 me ndryshimet e kryera në organin e akuzës nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, prokurori Xholi u emërua në krye të Drejtorisë Gjyqësore. Në vitin 2021 kaloi vettingun dhe që prej korrikut të 2021-shit iu bashkua trupës së prokurorëve specialë të SPAK.

Ai është një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje e cila në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është  ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, shkatare të shumë viktimave.

Elvin Gokaj e ka nisur karrierën e tij në djetor të vitit 2000 në Prokurorinë e Matit. Nga viti 2007 deri në 2013 ka qenë drejtues i Prokurorisë së Elbasanit. Në vitin 2014 është emëruar në Prokurorinë e Apelit Shkodër, ku më vonë ka mbajtur pozicionin e drejtuesit. Në dhjetor 2021 është emëruar prokuror në SPAK.

Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj. Po ashtu edhe kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike Jonaid Myzyraj është hetuar prej tij në lidhje me abuzime në disa tendera. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese