Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet skema, si vëllezërit Çopja pastronin paratë e krimit duke investuar në ndërtim në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet skema, si vëllezërit Çopja pastronin
Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur skemën se si vëllezërit Çopja pastronin paratë e drogës nëpërmjet ndërtimeve në Shqipëri.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Paratë e drogës duket se vëllezërit, Franc dhe Hajdar Çopja paratë e drogës, i pastronin në Shqipëri duke investuar në ndërtimin e godinave dhe komplekseve të banimit.

Po ashtu thuhet se organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese