Hapësire reklamuese

Aktualitet

Xhamat e bërë “shoshë” nga plumbat dhe vendi i "larë" në gjak, pamje nga atentati i trefishtë në Memaliaj

Shkruar nga Newsbomb
Xhamat e bërë “shoshë” nga plumbat dhe vendi i
Xhamet e lokalit te thyer nga plumbat


Xhamat e bërë “shoshë” nga plumbat dhe gjaku në tokë. Këto janë pamjet që vijnë nga lokali në Memaliaj, ku ndodhi atentati dhe humbën jetën tre persona.

Në vend dallohen njollat e gjakut dhe xhamat e thyer nga breshëria e kallashit. Personat që humbën jetën kanë qenë në ambientet e jashtme të lokalit. Autorët, të cilët dyshohen se kanë qenë tre, kanë kaluar me një makinë të zezë, njëri ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur te persona.

Nga atentati ka humbur jetën Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç, dhe Gledio Muka 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se “shënjestra” e këtij atentati ka qenë Shyqyri Kalemi 74 vjeç, por plumbat kanë kapur kamerierin dhe një klient në lokalin që humbën jetën nga breshëria e plumbave.

Mirëpo teksa policia vijon hetimet, një nga pistat për këtë ngjarje tragjike lidhjet me Andrea Kalemin dhe sagën e vrasjeve të nisur që nga viti 2022.

Një nga viktimat, Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit, i njohur dhe si Adriatik Kaleëmi. Ndërsa personi që ka mbetu i plagosur është xhaxhi i Andrea Kalemit. 

Andrea Kalemi është një emër shumë i njohur për policinë, pasi dyshohet si një nga personat e përfshirë në vrasjen e Edmond Papës. Vetë Andrea Kalemi i ka shpëtuar tre atentatve, ku një tentativa ka qenë edhe kur ishte në Greqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese