Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, arrestohen dy bashkëpunëtorët e Altin Kukës, momenti kur 49-vjeçari shoqërohet në Polici

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, arrestohen dy
Momenti kur Altin Kuka shoqerohet ne Policine e Fierit

Xhaxha e nip, Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj u ekzekutuan me breshëri automatiku pak pas mesditës së sotme, në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Përpos arrestimit të Altin Kukës, policia ka vënë në pranga dhe dy shtetas të tjerë pasi dyshohet se kanë ndihmuar autorin të këtij krimi të dyfishtë.  Këta shtetas janë arrestuar në afërsi të Beratit, teksa më tej priten më tepër informacione për të mësuar dhe rolin që ata kanë pasur në këtë ngjarje të rëndë.

Ngjarja u regjistrua pak pas mesditës së sotme, rreth orës 14:00, në afërsi të banesës së Gramoz dhe Lavdimir Kurtajt në fshatin Kurjan.

Paraprakisht, bëhet me dije se shkak për këtë krim të dyfishtë është bërë një sherr banal që djali i autorit ka pasur me dy viktimat.

Në gjaknxehtësi e sipër, Altin Kukaj ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të bashkëfshatarëve të tij, të cilët si pasojë e plumbave të marrë humbën jetën në spital.

Menjëherë pas krimit Kuka u vetëdorëzuza në Polici. Teksa forcat e policisë dhe FNSH “zbarkuan” në fshatin Kurtaj, 49-vjeçari raportohet se ka shkuar vetë në Komisariatin e Policisë, së bashku me armën ku dhe ka pranuar krimin e dyfishtë.

Ndërkohë, nga video e siguruar nga newsbomb.al 49-vjeçari shihet teksa është shoqëruar më pranga në duar në Policinë e Fierit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese