Emri i biznesmenit Mir Pepa që prej mbrëmjes së djeshme po qarkullon në rrjet, pasi 24-vjeçarja Klea Prenga denoncoi publikisht sipërmarrësen dhe ish-banoren e Big Brother, Antonela Berishën, si dhe motrën e saj, Mariela Berishën se kanë paguar një person për ta dhunuar modelen.
Dhuna e ushtruar ndaj Prengës thuhet se ka pasur në bazë xhelozinë, pasi motra e Antonelës, Mariela, ka pasur dyshime se Klea ka lidhje intime me partnerin e saj, Mir Pepën.
Kjo “teori” u hodh poshtë nga vetë modelja, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale sqaroi gjerë e gjatë se ajo nuk është futur mes një familje, madje sipas saj Mariela Berisha nuk ka as “burrë”.
Por, kush ëshë Mir Pepa?
Ky i fundit është një biznesmen i njohur në vend dhe në gjendje shumë të mirë ekonomike. Të mirat materiale të Pepës janë bërë me dije dhe nga vetë Antonela më herët, e cila ka lënë të kuptohet se ai zotëron një sërë biznesesh.
Pavarësisht se identiteti i “kunatit” asnjëherë nuk është pohuar nga vetë Antonela, kurioziteti i njerëzve për të mësuar kush është ai ka qenë i madh. Kjo marrë shkas edhe nga deklaratat e ish-banores së Big Brother e cila publikisht i ka kërkuar atij para.
Gjithashtu, emri i tij është lakuar gjatë edhe për romancat e tij me vajzat e njohura të showbizz-it.
*VIDEO E BËRË NGA ANTONELA MË HERËT (VIDEO ARKIV)

